Scarlett Johansson ndihet e tmerruar nga paparacët pas ngjarjes së tmerrshme të një nate më parë. Aktorja e njohur në një prononcim për mediat u shpreh se paparacët për t’ia arritur qëllimit të tyre mund të edhe të kryejnë veprime kriminale.
Gjithashtu ajo tregoi frikën që përjetoi mbrëmjen kur përfundoi intervistën me Jimmy Kimmel. Pasi doli nga emisioni ajo është ndjekur nga 5 makina me xhama të zinj, në mënyrë që të merrnin vesh se ku ajo do të qëndronte së bashku me të bijën. Pasi e ndoqën 34-vjeçarja vendosi të drejtohej në një rajon policie, por pa bërë kallëzim ndaj paparacëve.
“Pas incidentit të djeshëm u ndjeva e shqetësuar dhe menjëherë iu drejtova stacionin më të afërt policor për të kërkuar ndihmë. Inkurajoj çdo njeri që të bëj të njëjtën gjë si unë. Vajzat në të gjithë botën, përndiqen dhe frikësohen dhe duhet një ligj universal që ta zgjidhë këtë situatë.
Derisa paparacët të konsiderohen kriminelë, siç janë në të vërtetë, është thjesht një lojë ku nuk dihet cila do të jetë e lënduara e radhës ose e vrara, si Princeshë Diana,”-përfundoi e shqetësuar aktorja e njohur.