Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Interesi i lartë për miqësoren e luksit, Messi dhe Ronaldo sollën dëm financiar

14:53 / January 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shofra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga takimet më të pritura të vitit erdhi në javët e para të 2023. Ishte pikërisht miqësorja mes PSG-së dhe një ekipi të kombinuar lojtarësh nga Al Nassr dhe Al Hilal, që vendosi kundër njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Interesi ishte shumë i madh, madje kishte nga ata tifozë që blenë për 2.5 milionë dollarë një biletë të vetme. Por me siguri një episod që me siguri ka inatosur organizatorët dhe sheikët u shënua në minutën e 60-të.

Dy teknikët vendosën që të ulnin në stol, Messin dhe Ronaldon, diçka që solli pasoja të rënda ekonomike. Zëvendësime që shkaktuan rënie të madhe në ndjekjen e sfidës në Youtube, duke u larguan 350 mijë shikues. Me pak fjalë një shumë e madhe dhe monetare që humbi për shkak të vendimit të trajnerëve të të dy skuadrave.

Sipas shifrave zyrtare në Youtube, për gjysmë milioni shikime, mund të gjenerohen rreth 3500 dollarë. Megjithatë ndikimi kryesor është tek sponsorët e ndeshjes dhe promotorët. Nga kjo sfidë, PSG ishte ajo që përfitoi më shumë, afro 10 milionë euro.

Messi dhe Ronaldo shënuan emrat e tyre në listat e golashënuesve, argjentinasi realizoi 1 gol ndërsa portugezi dopietë në fitoren 5-4 që PSG realizoi ndaj lojtarëve më të mirë që aktivizohen në kampionatin arab.

Messi Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.