Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja informoi se PS-ja dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës për dosjen e 21 janarit. Ai bëri të ditur se do të kallëzohet i gjithë zinxhiri komandues i Gardës pas daljes së audio-përgjimit nga ngjarja tragjike.
“Sot do të kallëzojmë në spak ish-kryeminsitrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore”,-tha Manja.
Berisha i cilësoi provat një sajesë të Ardi Veliut, dhe ministri i Drejtësisë u shpreh sot se qeveria nuk do të merret me autenticitetin e regjistrimit, por se këtë gjë do t’ua lërë në dorë organeve të drejtësisë.