Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekuestrohen pronat e të “fortit” në Durrës, janë 500 milionë lekë pasuri

14:34 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 pasuri ne euro 1674480405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 milion lekë të vjetra e cila i përkiste shtetasit me iniciale F.M.

Kjo pasuri dyshohet se është siguruar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Pasuria përfshin disa shtëpi në Durrës, Shkozet e Golem, si edhe një ndëtesë pa leje në proces legalizimi dhe disa llogari bankare. Ende nuk bëhet i ditur indetiteti i personit.

Njoftimi i prokurorisë:

Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e shtetasit M.F., në vlerën 50.000.000 lekë
Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar disa procedime pasurore midis të cilave pas kryerjes së veprimeve të nevojshme proceduriale është konkluduar me sekuestrimin e pasurive të ndryshme si më poshtë vijon:

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2022, ndaj subjektit M.F., i dënuar në shtetin italian për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”. Pas veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 13, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u vendos sekuestrimi i pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal, të cilat arrijnë një vlerë rreth 50.000.000 (pesëdhejtë milionë) lekë, si më poshtë vijon:

a. Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F.

b. Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F.

c. Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F.

d. Pasuria objekt informal, ndertësë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F.

e. Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.

Prokuroria e Durrësit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.