Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet ish-zyrtari i FBI-së, Berisha: Rama i dorëzoi McGonigal-it 225 mijë $ përmes Nezës

12:46 / January 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 12rwfsvdx1663413441 pr3RLq5Tk transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal. Ai akuzohet se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe një përfaqësues i një oligarku rus, Oleg V. Deripaska. Në një deklaratë për shyp nga selia blu, Berisha tha se pak muaj më parë, denoncoi lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së. Po ashtu Berisha theksoi edhe se është zbuluar që Edi Rama nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë.

“Në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.

Disa muaj më parë, juria e madhe e San Françiskos, urdhëron që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar: Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë“,-tha Berisha.

Berisha Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.