Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitja në Rinas/ Bankat nuk po tërheqin valutë se nuk kanë ku ta çojnë

09:00 / April 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grabitja e para disa ditëve në Rinas, ku brenda barkut të avionit që po nisej drejt Vjenës u vodhën thasët me valutë që bankat po transportonin jashtë, çka bëri që Austrian Airlines të ndalonte këtë shërbim, po jep efektin e saj edhe në kursin e këmbimit. Monedha e përbashkët europiane ka humbur dy ditët e fundit pas grabitjes 0.7 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 124.2 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të dy muajve.

Leku është shfaqur i fortë përkundrejt të gjitha valutave. Rënie të fortë ka pasur dollari, duke u këmbyer në nivelin 110.7 lekë, rreth 0.53 lekë më pak se një ditë më parë, dhe paundi britanik i cili është këmbyer me 144 lekë, rreth 0.6 pikë më pak se një ditë më parë.

Arsyeja kryesore për këtë nënçmim të valutave, sipas ekspertëve të tregut është bllokimi i transferimit të parave për shkak të grabitjes që ndodhi në aeroportin e Rinasit. Duke qenë se transferimi i tepricës në valutë të bankave është bllokuar, kërkesa për të tërhequr euro nga tregu ka qenë shumë e ulët, duke bërë që euro të nënçmohet fort gjatë ditës së sotme.

Ilirjan Ligacaj, Drejtor i Thesarit pranë Union Bank, tha për Monitor se bankat nuk po tërheqin më valutë nga tregu dhe për këtë arsye po akumulohet stok në treg. Ai shtoi se kjo situatë mund të zgjasë derisa bankat tregtare në vend të gjejnë një mënyrë tjetër për transferimin e tepricës në valutë.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SëissZyrich duke i konvertuar në Euro ose Dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicër, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një transaksion i thjeshtë këmbimi cash.

Por, pas grabitjes së parave nga barku i avionit që nisej drejt Vjenës pak ditë më parë, e dyta në harkun kohor të tre viteve, zëdhënësja e Austrian Airlines, ka pohuar se si një masë sigurie, se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë. /Monitor

Lexo edhe: Zëdhënësja e Austrian Airlines: Nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana

  • tabela kk 11 prill
  • kk 11 prill 2019

Bankat Grabitja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.