Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Do marrësh përgjigje siç i ka hije tryezës”, gazetari i kthehet Telitit: Vazhdo monologun

22:24 / January 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teliti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vend duke prekur çmimet dhe pagat e qytetarëve. Sipas tij pagat e ulëta vijnë për shkak të faktorëve si rënia e prodhueshmërisë në vend, gjë që sipas tij nuk ka ardhur vetëm prej faktorit politik, por edhe prej arsyeve të tjera.

Nga ana tjetër eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti iu kthye Çoçolilt duke i thënë se do marrë përgjigje siç i ka hije tryezës, ndërsa shtoi se për sektorin publik është në dorën e qeverisë niveli i pagave, ndërsa në sektorin privat ka shumë faktorë, mes tyre dhe qeveria.

Këtyre fjalëve gazetari iu përgjigj duke i thënë Telitit të “vazhdojë monologun”, teksa shtoi se ky i fundit e gjykon si politikan dhe se nuk i ka të qarta fjalët që thotë.

Çoçoli: Pyetët se pse kemi pagat më të ulëta në rajon, është një artikull i të njëjtit mjet që para 2 muajsh ka nxjerrë faktet se pse janë këto fakte. Prodhueshmëria e ulët është një arsye, sektorët privatë, nuk është se privati nuk ka para, kjo revistë të cilës i referoheni Monitori, në periudhën 2010-2019 prodhueshmëria te ne është rritur 7% duke hequr inflacionin. Në rast se ke një ndërmarrje fasone me 200 punëtorë që ka shtuar vlerën me 3 milionë euro në një vit, atëherë prodhueshmëria e çdo punëtori është 3 milionë pjesëtim për 200. Në këtë mënyrë matet produktiviteti. Nuk kemi investuar shumë në degët me prodhueshmëri më të lartë. Ne eksportojmë domate, po të eksportonim salcën e domateve, e ka fajin qeveria që nuk kemi, prej 10 vitesh, jo vetëm kjo.

Teliti: Pse kemi rënie të produktivitetit?

Çoçoli: Nuk e ka vetëm politika fajin. Ti the që fajin e ka qeveria se aty të shkon ty pjesa si politikan.

Teliti: Do marrësh përgjigjen siç i ka hije tryezës, për sektorin publik është në dorën e qeverisë niveli i pagave, në sektorin privat ka shumë faktorë, mes tyre dhe qeveria.

Çoçoli: Mirë vazhdo monologun. Ti gjykon si politikan dhe nuk i ke të qarta ato që thua. Biznesi ka menduar më shumë të bëjë tulla ndërtimi, restorante, etj. Prodhueshmëria e sektorit privat ka qenë 7% për dekadën e fundit, janë treguar më shumë për të rritur fitimet e tyre dhe jo pagat. Biznesi që ka më shumë prodhueshmëri, ai i Maqedonisë, ka investuar në pjesën e aksionarëve që del pas shitjes së produktit. Edhe biznesi më shumë ka ndërtuar se sa ka investuar te punonjësit.

Dorian Teliti Ekonomia Fatos Çoçoli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 2026

“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD

10:30 / October 30, 2026

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

10:27 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.