Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mësuesja nga Vlora që drejton autobusët e linjave të largëta: Do vazhdoj të jem shofere

10:56 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eranda Dishani është shoferja e autobusit se është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo pasi është ndër të parat femra që nget autobusin nga Vlora në Itali. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eranda ka treguar se profesionin e shoferes e ka trashëguar nga babai i saj, ndërkohë ka kryer studimet për mësuesi.

Ajo theksoi se shpeshherë ka edhe paragjykime nga meshkujt, por kjo nuk e pengon që t’ja dalë.

“Unë babain e kam shofer. Pasi mbarova shkollën, fillova punë në një agjensi dhe më hipi kureshtja që çfarë kanë ata më shumë se unë. Edhe pronari më tha: ‘Hip se e zonja dhe mund ta ngasësh, kam besim të plotë’. Kur e mora, as mu fik, asgjë dhe aty mendova që ja dola edhe këtë radhë.

Në momentin kur kam marrë patentët më tha instrukstori mere se do të jesh një trimëreshë dhe do t’ja dalësh. Kështu ja arrita dhe ja ku jemi. Kam punuar si mësuese gati 5 muaj në Tiranë dhe 3 muaj në Vlorë.

Normal që kam patur njerëz që më kanë paragjykuar dhe jam bërë e famshme edhe përmes një video në TikTok. Komentet e para ishin të mira, më pas nuk më pëlqenin. Sepse i dukeshe si diçka e paarritshme nga femrat.

Deri në moshën 20 vjeçe kam qenë pas babait sepse kam qëne tip çuni se babi nuk ka djalë. Edhe aty duke mësuar, e merrja pa patentë poshtë pallatit, dilja aty nëpër lagje”, u shpreh ndër të tjera Eranda./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.