Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtatasi Bledar Troshani është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda.
Ai është transportuar në Spitalin e Shkodrës dhe akutalisht ndodhet në sallën e operacionit.
Nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes dy personave.
Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet se autor i kësaj ngjarje është një i afërm i Troshanit. Policia po punon per zbardhjen e kesaj ngjarje.
