Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Avokat Ngjela reagon për Gërdecin: Ju tregoj se çfarë është bërë me Fatmir Mediun

20:51 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë në media, avokat Spartak Ngjela u shpreh se për sa kohë kanë thërritur njerëz, duket se e ka marrë SPAK-u çështjen e Gërdecit. Ai tha se ka të drejtë të kthehet çështja e Gërdecit sepse janë vrarë 26 persona dhe gjyqet kanë vepruar me fajësi të cunguar.

Ngjela: Për sa kohë kanë thërritur njerëz, duket se e ka marrë SPAK-u. Nuk flas dot për njerëzit e familjen e kundërshtarit tim politik, nuk ma lejon etika. Ka të drejtë të kthehet çështja sepse janë vrarë 26 persona dhe gjyqet kanë vepruar me fajësi të cunguar. Kryesori është ministri i Mbrojtjes. Pastaj se çfarë lidhje ka pasur ai ajo do të dalë gjatë hetimit. Fakti që është marrë ai, tregon se ka qenë gabim që nuk është marrë më herët. Dimë se ky person ka qenë ministër dhe atje janë vrarë 26 persona. Të shohim nëse do të hetohet deri në fund.

Pafajësia nuk kërkohet në organin e hetimit, sepse e jep vetëm gjykata, këto të tjetër janë dyshime dhe indicie. Fakti që nuk ka kaluar çështja në gjykatë, nëse nuk është parashkruar mund të thirresh sërish dhe çështja duhet të kalojë në gjykatë, fajësinë nuk ta jep prokuroria, por gjykata. Nuk ka vjetërsi çështja. Është puna se nuk ka kaluar nga gjykata. Nëse Mediu do të ishte dënuar nga një gjykatë, çdo fakt që të ishte gjetur, nuk e lë neni që të ri dënohej. Nuk jemi përballë një rishikimi sepse ai nuk është dënuar dhe vendimet e prokurorit që janë të pushuara, mund të rihapen.

Fatmir Mediu gerdeci spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.