Ish kreu i grupit parlamentar socialist, Petrit Vasili thotë se Holanda po kërkon në parlament rikthimin e vizave për Shqipërinë, e sipas tij të keqe më të madhe se kaq “rilindja nuk mund tu bënte shqiptarëve”.
“Heqja e Vizave ne vitin 2010 i dha fund poshterimit te shqiptareve ne dyert e ambasadave,i dha fund mafies se vizave si dhe i dha fund izolimit te tyre. I vetmi,qe thoshte se 1 milion shqiptare do te ikin sapo te hiqen vizat eshte pikerisht ky qe eshte sot kryeminister. Nje sukses te zi ky kryeminister e ka arritur.Ate qe nuk ndodhi ne 2010 e realizoi ky nga 2013 e kendej duke perzene 1 milion shqiptare nga Shqiperia dhe duke bere qe europianet te kerkojne rikthimin e vizave”, shkruan Vasili në Facebook.
Ai vijon duke thënë “Më mire të ruajme heqjen e vizave per shqiptaret dhe ti veme vizen ketij kryeministri”, duke ftuar njerëzit në protestën e të shtunës.
