Pas disa ditë heshtje, Kejvina Kthella ka reguar për herë të parë lidhur me arsyen e skualifikimit nga “Big Brother VIP”, që ishte shuplaka ndaj Luizit pas një debati.
Modelja ka shkruar se nuk është penduar as që ka hyrë e as që ka dalë nga Big Brother VIP, ndërsa iu ka kërkuar falje vetëm mbështetësve të Luizit. Sipas saj, ata janë të vetmit që janë prekur nga sjellja e saj.
“Jeta vazhdon edhe nese “vdesim” … Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurresesi! Shpulla që une qëllova Luizin, jo vetëm qe nuk i shkaktoji dem as plage atij, perkundrazi, me ndihmoji edhe mua te dilja prej asaj ” çmendine “! Në fakt shpulla ime mbeshtolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në loje, ndersa shpulla ime u gjykua si te ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gezon shendet te plote, dhe sukses te jashtëzakonshëm, fale aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet qe t’i kerkoj falje publikisht vetem Fansave dhe Mbeshtetesve te Luisit, meqe ne fakt të vetmit që seriozisht jane lenduar prej shpulles dhe sjelljes time, jane vetëm ata, Fansat!”, ka shkruar ajo.