Një fëmijë 8 vjeç, i cili kishte shkuar bashkë me familjet e tij për të kaluar disa ditë pushime në Australi, është goditur nga rrufeja në Barrack Point të Shellharbour.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet djaloshi teksa futet në det bashkë me prindërit dhe vëllanë e vogël. Pak momente më pas, atë e godet rrufeja dhe bie në ujë pavetëdije.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike.