Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar deri më tani 55 persona në 26 ditët e para të vitit 2023.
OJQ-ja norvegjeze Iran Human Rights (IHR) e denoncoi atë, duke shtuar se përdorimi në rritje i dënimit me vdekje synon të përhapë terror” në vendin e tronditur nga protestat.
Katër persona u ekzekutuan me akuza lidhur me protestat, ndërsa shumica e të varurve u ekzekutuan për vepra të lidhura me drogën, sipas të njëjtit burim. OJQ-ja nuk specifikoi pse u ekzekutuan 14 të burgosurit e tjerë të dënuar me vdekje.
Të paktën 107 persona rrezikohen të ekzekutohen si rezultat i protestave, pasi janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për krime që mbartin dënimin me vdekje, shtoi IHR.
Çdo ekzekutim nga Republika Islamike është politik”, sepse qëllimi kryesor “është përhapja e frikës dhe terrorit në shoqëri”, nënvizoi ai.
“Për të ndalur makinën vrasëse të shtetit, asnjë ekzekutim nuk duhet të tolerohet, politik apo ndryshe”, shtoi drejtori i IHR, Mahmood Amiry-Moghaddam.