Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dy shqiptarë kapen në “shtëpinë e barit” në Britani, vlera drogës kapte shifrën 1 milion paund

23:40 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet britanike, pasi u kapën në një fermë kanabisi, me vlerë që shkonte deri në 1 milion paund. Sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar, dy shqiptarët janë Zef Gjoka 35 vjeç dhe Dritan Mrozi, 33 vjeç, të cilët u kapën në Malvern Road, në qytetin Knottingley.

Arrestimi i tyre u bë pas një urdhër kontrolli të lëshuar nga autoritetet. Gjatë kontrollit në ish-magazinën që shërbente si shtëpi për rritjen dhe kultivimin e drogës, policia gjeti 4 krevatë në zonën e kuzhinës dhe ushqime në një frigorifer.

Në momentin kur ndërhyri policia u panë tre persona të largoheshin me shpejtësi, por dy prej tyre, Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi u kapën, ndërsa një tjetër u largua.

Prokurorja Carmel Pearson tha se u gjetën 11,010 bimë, me një vlerë prej rreth 1 milion paund. Ajo tha se pajisjet për kultivim kushtonin rreth 30,000 £.

Gjoka dhe Mrozi, të dy shtetas shqiptarë u arrestuan, u intervistuan dhe u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Avokati i Gjokës, Andrew Stranex i tha gjykatës se klienti i tij ishte lejuar të hynte në vend në gusht të vitit të kaluar dhe punonte në Londër si dekorues.

Stranex tha se ferma e kanabisit ishte ngritur përpara se Gjoka të dërgohej atje. Ai tha: “Ai e pranon se ajo që bëri ishte e gabuar, por e pa si një mundësi dhe një shans për të përmirësuar jetën e familjes së tij. Është qëllimi i tij kur të ketë vuajtur dënimin të kthehet pranë familjes së tij në Shqipëri”.

Ndërsa avokati i Mrozit, Harry Crowson, tha se klienti i tij kishte një vëlla dhe baba në shtëpi në Shqipëri. Ai tha se “erdhi në këtë vend me shpresën për të gjetur punë dhe për të pasur një jetë më të mirë”.

Crowson tha: “Ai është një punëtor ndërtimi dhe kishte për qëllim të përdorte eksperiencën e tij në ndërtimin e çative. Në mungesë të një leje pune, ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë”.

britani Shqiptare shtepi bari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.