Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Flet nga burgu vëllai i Admir Muratajt: Si e dinte për milionat, dikush e ka çuar aty

12:25 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander murataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleksandër Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij nuk ka qenë organizator i grabitjes. Ai ka folur nga burgu 313 në një lidhje telefonike për Report Tv.

Sipas tij Murataj është urdhëruar nga “dikush” tjetër, që ka pasur informacion se në Aeroportin “Nënë Tereza” do të transportohej një shumë e madhe parash.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj u zhvillua ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por Murataj nuk mund të jetë i pranishëm, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Nga burgu, Murataj nëpërmjet ekranit të Report Tv u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh kërkesën, pasi dëshiron t’i japë lamtumirën e fundit vëllait të tij, të cilën e ka takuar për herë të fundit rreth 1 muaj para se të arrestohej.

“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizator dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë. Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër?. Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë”, u shpreh Murataj për Report TV.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026

Dyshohet se do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë, do vrisnin biznesmenin e kompanisë izraelite

20:38 / November 17, 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.