Ndonëse gjyqi ndaj ish-zyrtarit të FBI po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një përplasje e fortë po ndodh edhe në Tiranë, pasi opozita e ka kthyer çështjen e Charles McGonigal në kaël beteje të akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama.
Por, raportimet më të fundit nga gjiganti mediatik New York Times, vendosin në dyshim të fortë implikimin e Charles McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.
Media prestigjioze amerikane referuar procesit te deritanishëm që po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan se nuk ka asnjë tregues të fortë që të provojë fajësinë e McGonigal dhe lidhjen me oligarkun rus në kohën kur ai ishte shefi i sektorit te kundërzbulimit në FBI.
Ndërkohë, referuar akuzës së dytë ndaj MCGonigal për korruptim të tij nga ish-oficeri i shërbimeve sekrete Agron Neza, për llogari të kryeministrit Edi Rama, New York Times nënvizon se në aktakuzë flitet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, për shkak se ka ndihmuar oligarkun rus Deripaska me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.
Për akuzat e ngritura në adresë të tij, McGonigal u paraqit ne gjykatë duke u vetë-deklaruar i pafajshëm. Ai u arrestua pak ditë më parë sapo mbërriti në aeroportin e New York.
