Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkia e Shkodrës “merr në dorë” stadiumin, Duka flet për sherret në kampionat

13:26 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka cana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Shkodra kreu i FSHF-së ka reaguar mbi sherret e fundit në kampionat, ku i fundit është ai mes dy presidentëve, Laskaj i Laçit dhe Halili i Tiranës.

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithësecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brendaj saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, ka thënë Duka për “Panorama Sport”.

Duka ka marrë pjesë së bashku me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër.

Ndërkohë më pas u bë e ditur se stadium “Loro Boriçi” nuk do të administrohet më nga FSHF, por nga bashkia e Shkodrës, e cila është edhe pronare e impiantit që u rikonstruktua vetëm dy vite më parë.

Në muajt e fundit ka pasur jo pak polemika për çështjen e administrimit të stadiumit, por sot ka mbyllur çdo dilemë vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në vizitën e bërë në Shkodër, duke folur për mediat, ka sqaruar edhe se si do të procedohet me stadiumin.

Sot Duka ka pasur një takim edhe me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. “Jemi në procesin e dorëzimit të stadiumit te bashkia e Shkodrës për ta menaxhuar ajo ‘Loro Boricin’. Punë ditësh përfundon gjithçka”, – deklaroi Duka.

duka sherret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.