Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston “krisja” e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës? 

21:30 / January 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbana et 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëra në drejtimin e “Big Brother Vip Albania”, tjetra në drejtimin e “Big Brother Vip Kosova”, Arbana Osmani dhe Jonida Vokshi janë dy nga moderatoret më të përfolura të momentit.

Arbana prej vitesh tashmë e moderon këtë format në Shqipëri, ndërsa për Jonidën këtë sezon kjo ishte një eksperiencë e re. Kur u bë me dije se Vokshi do të moderonte “BBVK”, në rrjet u krijua idea se dy moderatoret nuk kishin komunikim me njëra-tjetrën. Ndonëse Arbana që në atë kohë e hodhi poshtë diçka të tillë duke e uruar Jonidën, duket se ndjekësit e kanë akoma këtë dyshim.

Në një bisedë virtuale që Vokshi ka realizuar me ndjekësit e saj, njëri e pyet: A flet me Arbana Osmanin?

“Patjetër që flas dhe e vlerësoj shumë, ajo është një super yll,”-ka shkruar Jonida si përgjigje për pyetjen e bërë.

image 46

Siç e përmendëm më lart, në nisje të “BBVK” Arbana Osmani nuk ka ngurruar t’i lëjë një koment Jonidës, në postimin e saj në rrjetet sociale për t’i treguar mbështetjen e saj. Krah fotos së Jonidës në Instagram, Arbana shkruante: “Suksese, zemër” teksa i dërgonte edhe një përqafim.

Rikujtojmë se Arbana ka dhënë komentin e saj edhe për moderatorin Alaudin Hamiti, i cili ishte i pari që u konfirmua si prezantuesi i “Big Brother Vip Kosova.” Prezantuesi i njohur zbuloi vetë se Arbana i kishte thënë që çdo gjë do të shkonte mirë nëse i përmbahej rregullave të patentës.

Arbana Big Brother VIP jonida
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.