Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i BERZH/ Meta: Korrupsioni, armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve

18:57 / January 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta7 1 770x385 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta e cilëson raportin e fundit të nxjerrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konfirmim se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Kryetari i Partisë së Lirisë shkruan se sipas BERZH kjo është arsyeja kryesore se përse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie.

Postimi:

Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.

“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.

Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi.

Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë!
Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund!”

Berzh Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari do të kontrollojë qeverinë përmes dokumenteve dhe të dhënave

10:26 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.