Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ervin Kulluri ka folur mbi situatën e emrave të depozituar në KZAZ. Kulluri gjatë fjalës së tij është shprehur se beteja sapo ka nisur dhe nëse vazhdohet kështu zgjedhjet e kandidatëve brenda Partisë Demokratike dhe “Rithemelimit” do të digjen.
Ai ka theksuar se ka ekziston mundësia që partia e përfaqësuar nga Berisha të mos hyjë në zgjedhje.
“Ka nisur beteja me emrat për KZAZ, pasi këtu ka një debat, kjo eshtë dhe molla e sherit. Situata në PD ka një konflikt të madh. Ka një përplasje me legjitimitetin e partive dhe legalitetit të ligjshmërisë që nuk i takon “Rithemelimit”. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk mund të quhet. KQZ ësht institucioni i fundit për të zgjidhur konfliktin se kush do të japë kandidatët zyrtarë për zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj njihjet si kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike. Fillimisht nuk kemi një vendim që të pasqyrohet në regjistrin e partisë politike. Këto të fundit e detyrojnë Gjykatën e Tiranës të ketë një regjistër ku dhe më pas të rregjistrojnë kandidatët e tyre.
Presioni që i bëhet nga ana e “Rithemelimit” është e padrejtë. Zgjedhjet dhe mund të digjen. Ka gjasa që situata të vazhdojë kështu dhe partia e përfaqësuar nga Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje.
Nëse ata nuk rregjistrojnë kandidatët e tyre, zgjedhjet e Primareve dh të gjitha të tjerat janë nul pasi rrëzohen të gjitha procedurat. Në qoftë se ndodh kjo do t’u duhet të ndërtojnë një parti të re. Partia e PD e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj është pakica, por kjo nuk do të thotë që shumica ka të drejtë. Konflikti ka arritur majat. Ka rënë pëlqyeshmëria e liderit politik.Berisha është psikologjikisht deri në vitin 2000. Ai është në sulm verbal ndaj të gjithëve atyre që nuk janë në krah të tij. Në këto kushte që është PD nuk mund t’u hapësh luftë të gjithëve”, tha Kulluri.
Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment