Një avion me pasagjerë i nisur drejt Zelandës së Re, udhëtoi për 13 orë, vetëm për t’u kthyer sërish pas në Dubai, nga ku ishte nisur. Shkak u bë mbyllja e Aeroportit të Auckland, si pasojë e përmbylljeve.
Fluturimi EK448 i emirateve u detyrua të kthehej mbrapsht, teksa ndodhej në gjysmë të rrugës, pasi shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet në Auckand detyruan autoritetet të mbyllnin aeroportin.
Ky aeroport u mbyll për të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, të premten. Më shumë se 2 mijë pasagjerë u detyruan ta kalojnë natën në terminale. Situata u normalizua mesditën e së shtunës, të paktën për fluturimet e brendshme. Ndërsa ato ndërkombëtare rinisën mëngjesin e së dielës.
Autoritetet shpallën situatën e emergjencës të premten në Auckland, pasi qyteti u godit nga një sasi rekord shiu, në një ditë të vetme. 4 persona humbën jetën në stuhia që shkaktoi përmbytje e rrëshqitje dherash, duke pasur me mbyllje të rrugëve, ndërprerje të energjisë elektrike dhe paralizoi transportin publik.