Në mbarë Shqipërinë ka nisur operacioni “Hijet”, që ka të bëjë me çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e bandave kriminale. Në Tiranë deri tani janë hequr 55 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të paligjshme në lagjet e kryeqytetit. Mësohen disa prej emrave që janë vendosur nën hetim për montim të këtyre kamerave, ku disa janë eksponentë të krimit.
Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorr, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.
Gjergj Cukali njihet si i “forti i Myslym Shyrit”, ndërklohë që Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje.
Operacioni “Fijet” nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 349 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale.
