155 kamera të sigurisë janë çmontuar në Tiranë ndërsa 37 persona janë vënë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Kamerat ishin të vendosura në disa zona të kryeqytetit. Në rrugët që janë gjetur më shumë kamera janë ‘5-Maji’, ‘Qemal Stafa’, ‘Irfan Tomini’, Myslym Keta’, bulevardi ‘Bajram Curri’ dhe ‘Rruga e Dibrës”.
Operacioni për heqjen e kamerave është shtrirë këtë të martë në zonën e e Astirit dhe në rrugën pranë zonës rezidenciale Lundër dhe Farkë. Policia ka hequr disa kamera edhe në Kamëz.
Qëllimi kryesor i vendosjes së tyre ka qenë sigurimi i informacionit për qëllime kriminale, monitorimin e lëvizjeve të Policisë dhe grupeve rivale. Mes tyre ka qenë dhe Gjergj Cukali dhe Oshafi. 14 kamera janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Një pjesë e kamerave që janë vendosur në kundërshtim me ligjin kanë qenë dhe në ambiente biznesi dhe shtëpi private.
