Shishet e birrës janë kafe ose jeshile dhe asnjëherë transparente. Këto ngjyra janë zgjedhur që nga shekulli i 19-të si ideale për ruajtjen e birrës pasi e mban të freskët për më gjatë.
Ju ka ndodhur ndonjëherë të hapni një shishe birre, ta hidhni në një gotë dhe ta lini jashtë në diell? Ndoshta jeni kthyer pas një kohe për të pirë një gllënjkë dhe keni ndjerë diçka të çuditshme.
Nëse e keni provuar këtë shije të çuditshme, ajo shkaktohet nga një përbërje kimike e ngjashme me erën që prodhojnë qelbësit. Kjo është arsyeja pse komuniteti i birrës e ka quajtur këtë proces “skunking”.
Për të parandaluar që procesi i “skunking” të ndodhë, prodhuesit e birrës kanë zgjedhur xhamin me ngjyrë të errët. Kjo është arsyeja pse sot shihni kaq shumë birra në shishe qelqi kafe.
Por ngjyra kafe nuk është ngjyra e vetme që shihet në shishet e birrës; disa janë edhe në shishe jeshile. Shishja në ngjyrë jeshile mund të mos jetë aq mbrojtëse sa ajo kafe, por për vite me radhë ka qenë e lidhur me birrën e prodhuar në Europë dhe cilësinë. Shishet jeshile kanë qenë identifikuese për marka të ndryshme për shumë gjatë, ndaj përdoret edhe sot si formë marketingu.