Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Rama-McGonigal bënë një grusht shteti në Shqipëri

20:34 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BERISHA 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama dhe ish-shefi i FBI, bënë një grup shteti. Lideri i opozitës i quajti ata puçistë që vendosën të shuajnë pluralizmin në Shqipëri.

“Mblidhemi sot në një moment, të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas, antishqiptare, antidemokratike, antikombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Kur një vend që i detyrohet më shumë se një vend tjetër SHBA-së, Shqipëria, kur një vend anëtar i NATO, merr përsipër, i korrupton, vendit udhëheqës të Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, SHBA-së, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë, dhe këtë e bën, ky njeri është Edi Rama.

Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm për nga rëndësia në sigurinë e SHBA-së dhe të vendeve të lira, do të thotë kryen një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj limiti, linje.

Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta të Charles McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabër.

Është një veprim i barabartë, me një grusht shteti, kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin. Është një veprim i cili përveç aktit që bën ndaj vendit mik, përdor për të instaluar monizmin dhe fake opozitën në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Basha Berisha Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.