Nga ky 1 shkurt, Shqipëria do të ketë vetëm një gjykatë Apeli. Harta e re gjyqësore do të nisë implementimin, ndërsa 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.
Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen sot, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët. Në këto zyra do të punojnë 3 nëpunës civilë gjyqësorë dhe qytetarët do kenë mundësi vetëm të depozitojnë vetëm kërkesat.
Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, mes të cilave është edhe ajo e ankimimit që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës. Këto dosje pa date për seancën e parë, do të rihidhen në short në datat 1 dhe 2 shkurt.
