Pas dha datën 11 shkurt për protestën Kombëtare, kreu i PD-së Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë, sot do të mbledh grupin parlamentar. Në këtë mbledhje që do të nisë në orën 13:00 në selinë blu, Berisha do të njohë deputetët me vendimet e marra dhe mënyrën se si do të organizohet protesta.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryetari i PD-së pati një takim me aleatin e tij të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nënvizoi rëndësinë e protestave.
Duke qëndruar të dy në të njëjtën linjë, protesta e 11 shkurtit do t’i gjejë aleatët opozitarë së bashku në shesh.
