Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Celibashi: PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje

11:46 / February 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1675247524 WhatsAppImage20230201at11.28.381
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, tha në një deklaratë për mediat se ka dy kërkesa për anëtarët e KZAZ për Partinë Demokratike, dhe do ketë një vendimmarrje në përputhje me atë që parashikon ligji. Celibashi theksoi faktin se vendimmarrja e KQZ-ja do të jetë plotësisht në përputhje me ligjin jashtë çdo ndikimi nga situata politike me të cilën po përballet PD. Ai bëri thirrje që nga ana e faktorëve politikë të punohet pa humbur kohë për ta zgjidhur këtë ngërç teksa theksoi se PD si partia kryesore e opozitës rrezikon të mos regjistrohet fare në zgjedhje.

“Kjo vendimmarrje do të jetë në respekt të ligjit dhe në përputhje të plotë me ligjin. Nuk është çështja ime sesi është ligji apo si është situata politike. Ka të tjerë që duhet të themi të vrasin mendjen për këtë dhe jo KQZ, se është një proces që implikon dhe një organ tjetër të KQZ.

Ne nuk vendosim se kush e udhëheq PD. Për ne ka një Parti Demokratike, mbetet për t’u parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër dhe llogari të saj. Dikush thotë e ka Berisha, dikush thotë Alibeaj do ishte mirë që çështja të ishte zgjidhur dhe të zgjidhet pasi flasim për interes publik të dorës së parë, pasi flitet për partinë kryesore të opozitës.

Në fund të fundit do të vendoset siç e ka parashikuar ligji, gjithkush të japë kontributin e vet që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç duhet, nuk është KQZ që vendos për çështje që nuk i ka kompetencë. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Nuk mund ta injorojmë këtë”.

Ilirjan Celibashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.