Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohen të dhënat e raportit sekret, ja se çfarë ndodhi ditën e grabitjes në Rinas

16:38 / April 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grabitja Rinas vjedhja murataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një raport zyrtar i Zyrës Operacionale pranë Kryeministrisë tregon në detaje të hollësishme si ndodhi grabitja e afro 6.5 milionë Eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Raporti mbështetet në të dhëna të referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare.

Sipas policisë, furgoni me mbishkrimin “hetimi tatimor” ku gjendeshin 5 grabitës e ka hapur portën nga ana e parkingut 24 orësh në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. I janë dashur 1 minutë e 20 sekonda.

Në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda  furgoni është parkuar tek krahu i djathtë i avionit të kompanisë Austrian Airlines dhe grabitësit kanë marrë paratë. Në orën 15:02’20’’ ata janë afruar tek porta që ndodhet pranë pjesën fundore të rrethimit verior, kanë prerë zinxhirin e portës dhe kanë dalë.

Pas 35 sekondash kanë dalë në rrugën që të çon në drejtim të fshatit Tapizë, Fushë Krujë.

Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14:59’20’’ një fugon i policisë së Aeroportit te Rinasit ka qenë para vendqëndrimit të avionëve për të marrë persona të deportuar, por nuk ka pasur fushëpamje dhe nuk është njoftuar nga shërbimet e ICTS, thuhet në raport.

Shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë qenë të dislokuara tek hyrja e portës “A” jashtë pistës së avionëve, në 15:00’45’’ kanë zbritur nga fugoni i shërbimit, kanë vrapuar për tek porta hyrëse për në pistën e avionëve, e cila ishte e mbyllur dhe nuk u hap nga punonjësit e ICTS.

Në orën 15:01’30’’ FNSH ka vazhduar ndjekjen në rrugën jashtë rrethimit, ku ka arritur t’u afrohet autorëve në një distancë prej 20 sekondash.

25 sekonda me vonë shërbimi Zjarrfikës informon punonjësit e policisë që një mjet ka hyrë tek porta pranë shërbimit të zjarrfikëses.

Policia thotë se Oficeri Menaxher në Detyrë ka telefonuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15:02’51’’ duke e informuar për rastin dhe se në orën 15:04’00’’, ICTS ka njoftuar në numrin e Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por kompania koncesionare raporton se Oficeri Menaxher në Detyrë e ka bërë njoftimin  në policinë orën 15:00, dhe jo 3 minuta më vonë siç raporton policia. Po në këtë orë, thotë kompania, Oficeri shkon tek dhoma e dhe i kërkon ICTS të mbyllë menjëherë portën.

Por në konkluzionet e raportit, thuhet se koncesionari TIA dhe kompania e sigurisë ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.

ODM i TIA ka njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02’51”, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit (14:57’30”), pasi në fakt autorët kishin dalë nga perimetri, sqarohet në raport.

ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04’00”, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57’30”) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri.

TIA ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në orën 15:30, rreth 30 minuta, pasi ka ndodhur ngjarja.

Sipas raportit, ICTS ka dështuar të njoftojë fugonin e Policisë së Shtetit që gjendej në pistë në momentin e ngjarjes dhe nuk ka lejuar FNSH të futet në pistë, pasi është konstatuar grabitja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për një viktimë

22:51 / July 9, 2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

22:21 / July 9, 2026

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

21:38 / July 9, 2026

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.