Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha s’shkon dot, Bylykbashi e Këlliçi takime në kongresin Amerikan: U fol për “McGonigal” dhe përpjekjet për të zhdukur opozitën në Shqipëri

21:50 / February 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, deputetë të grupimit të Sali Berishës, kanë zhvilluar një vizitë në SHBA. Ato bëjnë me dije se kanë bërë takime me kongresmenë të Kongresit amerikan dhe kanë diskutuar skandalin, siç e cilësojnë ata, të korruptimit të agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Deputeti Këlliçi në një postim në Facebook theksoi se së bashku me deputetin Bylykbashi kanë takuar Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi.

“Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama. Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Nga ana tjetër, deputeti Bylykbashi theksoi se në takimin me kongresmenin Michael Guest në Washington e ka informuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

“Informuam mbi situatën kritike ku ndodhet demokracia shqiptare dhe përpjekjet për të penguar PD të garojë në zgjedhje, në një sulm të paprecedent kundër pluralizmit në Shqipëri.  Skandali McGonigal, hedh dritë në pusin e errët korruptiv që tregon përpjekjen shumëvjeçare të Edi Ramës për të shkatërruar PD. Ky skandal tregon një herë e përgjithmonë se sa larg ka shkuar Rama për të mbajtur me çdo çmim pushtetin dhe me çdo kusht” theksoi Bylykbashi .

Deputetë Këlliçi dhe Bylykbashi zhvilluan takim edhe me kongresmenin nga Miçigan John Moolenar.

amerikan kellici Kongresin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.