11 shkurt dhe ora 12:00 e drekës, janë fjalët që tha ditën e djeshme kreu i PD-së, Sali Berisha ku i bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Juristja Brizida Gjikondi, thotë se protesta bëhet për hallet e Berishës. Për të dy hallet më të mëdha që ka ish-kryeministri, është thirrja e djalit të tij në SPAK për tu pyetur në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, si dhe zgjedhjet lokale.
“E para është që djalin e tij Shkëlzen Berisha, i cili është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje mbi ngjarjen e 21 janarit, gjithashtu një çështje tjetër është dhe ajo e Gërdecit. Berisha e ka pranuar vetë që është qëlluar kundër protestuesve, pasi ata donin të merrnin kryeministrinë dhe biles e përdorte si model ndëshkimi.
Halli i dytë janë zgjedhjet lokale, pasi nëse ai nuk hyn me logon dhe siglen e tij dhe dokumentet e ligjshme të një partie ai nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale. Vetëm nëse hyn me emrin e Ilir Metës, do i duhet të bëjë një pazar të madh, por kjo do i kushtonte shumë Berishës, pasi Meta është pazarxhi i madh. 11 shkurtin nuk e ka me problemet e Ramës me ish agjentin e FBI por për interesat e veta. Ai bën sikur ka hallin e Shqipërisë dhe shqiptarëve por ka hallin e vet”,-tha juristja.
