Edhe këtë të enjte, është shtyrë seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë pas sulmit në uzinën e Gramshit. Vendimi u mor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan. Shkak është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.
Rusia ka kërkuar më 12 janar ekstradimin e Timofeevës pasi ajo është e shpallur në kërkim atje nën akuzën për spiunazh. Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus.
Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022. Por, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës.
