Në një kohë që deputetët e PD-së e kërkojnë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama për dosjen “McGonigal”, kreu i qeverisë ka zgjedhur që të mos u përgjigjet, por ka publikuar një status në Facebook.
Rama tregon se është i lumtur që ka pasur shumë kërkesa nga kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano.
“Kënaqësi të shohësh kaq shumë kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin”, shkruan Rama.
