Nga jashtë Kuvendit, ku sot mbizotëroi kaosi, nënkryetari i deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka cilësuar si propagandë publikimin e fotos së sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD-në e Berishës me ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së Charles McGonigal.
“Rama është zhytur në vepra të rënda penale që lidhen me tradhtinë e vendit. Nuk çështje fotoja e bërë para 5 vitesh. Shihet se ka një tendencë propaganda për të shkëputur vëmendjen.
Rama do të sfumojë skandalin e tij. Duhet të ishte i pandehur. 14 herë është përmendur emri i Edi Ramës dhe jo i Cenos. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, insistimi ynë do të jetë i plotë”,-tha Boçi.