Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

14:56 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 36-vjeçar nga Kavaja është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa ka qenë i dënuar 4 herë më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, janë zbardhur edhe 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajit dhjetor 2022.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, finalizuan operacionin policor të koduar “Often”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– B. M., 36 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në fshatin Qerret, Kavajë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 36-vjeçari ishte shpallur më kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javës së fundit të muajit janar, ka vjedhur sende të ndryshme, në 6 banesa dhe në 1 subjekt tregtar, në Kavajë. Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe skuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Cërrik, rezultoi se ky shtetas, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa dhe subjekte tregtare, në Cërrik.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Operacioni Ura/ U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

12:24 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.