Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në tetë vite në Tiranë janë dhënë vetëm 1028 leje ndërtimi, ku vetëm 30 për qind janë godina 4-12 kate dhe pjesa tjetër janë riparime ose punë publike. Në një intervistë për Report TV, Veliaj tha se ndryshe nga administrata e kaluar, që ia jepte lejet e ndërtimit vetëm 3-4 vetave, tani ka një diversitet subjektesh.

“Janë 1028 leje, nga të cilat vetëm 30% janë ndërtesa. 4 deri në 12-kate. Pra në gjithë këto vite, vetëm 30% janë të tilla. Për të rregulluar çatinë dikush do leje, për të bërë një pergolat do leje, për të bërë një mur rrethues do leje. Pra këtu futen të gjitha lejet. 1028 leje, janë marrë nga 991 subjekte. Pra në dallim nga administrata që gjetëm, ku vetëm 3-4 veta ndërtonin, ne së pari kemi një diversitet subjektesh, pra 1000 e ca leje për 991 subjekte. Vetëm 1/3 janë ndërtime të reja, të tjerat janë riparime, sistemime, çati, nga këto të tërmetit, një pjesë e madhe janë punë publike”, tha ai. 

Kreu i Bashkisë sqaroi se në Tiranë janë vetëm 20 godina të larta. Veliaj nënvizoi se gjithnjë e më shumë qytetet po ndërtohen si zona policentrike.

“Kur thonë ata “na mbytën kullat”, bëhet fjalë për vetëm 12. Janë vetëm 12 ndërtesa, ose në total, përfshi edhe ato që ishin ndërtuar më përpara se unë të vija në Bashkinë e Tiranës, në total janë 20. Qytetet gjithmonë e më shumë po ndërtohen rreth lagjeve, në zona policentrike. Pra, zona e “5 majit” është konceptuar me këtë ide, të nje qyteti 15-minutësh. Pra, brenda një lagjeje ke edhe shkollën “Ardian Klosi”, do kesh edhe kishën, edhe xhaminë, do kesh edhe bankat, do kesh edhe shopping-un etj”, u shpreh Veliaj.

akuzat opozites veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.