Ish-deputeti Azgan Haklaj është shprehur se ish-bashkëpunëtori i sigurimit Agron Neza, i cili është përmendur dhe në dosjen që po shqyrton SHBA në lidhje me çështjen McGonigal, ka lidhje familjare me kreun e PD-së Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Neza ka qenë shefi i truprojave të Berishës dhe Azem Hajdarit. Po ashtu ai tregoi se Neza është takuar dhe në vitin 2000 liderin demokrat .
“Berisha ka lidhje familjare me zotin Neza, ai është një oficer i lartë i sigurimit të shtetit, është mik i Azem Hajdarit, është mik i Sali Berishës. Nuk është vetëm një foto që i bën bashkë. Neza ka qenë shef i truprojave të Berishës dhe Azem Hajdarit. Agron Neza ka punuar dhe si shoqërues i personaliteteve. Më pas ka shkuar në SHBA, është rikthyer në vitin 2000 e ka takuar Berishën e më pas është larguar sërish”- tha ai.
