Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet çfarë dëshmoi pastruesja për Alda Klosin: Lekët vinin me çantë. Vjedhjen e inskenova sepse ajo donte të fajësonte burrin

08:59 / February 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alda Klosi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zyrtarja Alda Klosi është shoqëruar në polici rreth orës 18:00 të së premtes dhe është vënë në pranga në orën 22:30. Ajo akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

Ka qenë dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses së shtëpisë së Klosit, e cila aktualisht ndodhet në qeli pas akuzave se bashkë me djalin, Havier Dobin, grabitën para dhe sende të tjera me vlerë, që ka bërë prokurorinë të firmosë urdhrin për arrestimin e saj.

Rozeta Dobi është shprehur se ngjarjen e vjedhjes e ka inskenuar pasi Alda Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin. Sipas Dobit, në Dhjetor 2022, Klosi i ka kërkuar që t’i ruante paratë sepse kishte konflikte me bashkëshortin. Sipas pastrueses paratë vinin që nga viti 2021 në çantë, por nuk e dinte se kush i sillte.

“Lekët vitin që nga 2021. Nuk kam dijeni kush i sillte, por vinin në çantë. Në Dhjetor 2022, Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin. Atë ditë s’kam marrë lekë”, mësohet të ketë thënë Dobi.

Kujtojmë se sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin Havier Dobi u arrestuan pas dyshimeve se në shtëpinë e Klosit grabitën 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë. Nga kontrolli në shtëpinë e Rozeta Dobit, policia gjeti po ashtu edhe një shumë prej mbi 400 mijë eurosh të tjera, të cilat Dobi tha se i përkisnin Klosit. Megjithatë kjo e fundit e ka mohuar.

djalin Havier Dobin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.