Përmes një video mesazhi mbrëmjen e djeshme në prime, Keisi i ka kërkuar Stresit që mos ta prekë më si temë shëndetin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa nuk hezitoi t’i shprehë mbështetjen e saj.
“Ked këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thoja përsa i përket marrëdhënies tonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast akoma dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh nga shtëpia. Të kam parë shumë të shqetësuar dhe të kuptoj që je në një situatë që vëzhgohesh 24/7 dhe normalisht kam qenë pjesë e jetës tënde dhe kështu do të më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmenden më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të jap shpjegime. Thjesht të them që unë jam shumë mirë dhe nuk dua të kesh merak. Por, përtej kësaj, nuk dua të përmendet si temë. Familja ime ndikohet, unë ndikohem dhe s’janë muhabete për t’u diskutuar. Gjithsesi ty dhe banorëve të tjerë dua t’ju them të fokusoheni tek njerëzit që janë aty dhe jo tek ne jashtë. Do ju kërkoj të respektoni privatësinë time. Ju uroj shumë sukses dhe mos ma ngacmoni shumë Kedin sidomos kur më përmendni mua si armë për sulm. Arkimed, kur të dalësh nga shtëpia, ta tregoj unë qejfin (qesh). Deri atëherë, shpresoj që çfarë ke për t’i thënë, t’i mbash për vete dhe t’i flasim kur të dalësh,” tha Keisi.
“Edhe krejt Shqiptarinë po ta kesh kundër, mua gjithmonë do më kesh në mbështetje”, shtoi ajo.