Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë.
Ambasada i bën thirje shtetasve amerikanë të evitojnë kalimin në zonën përreth Kryeministrisë në orën 18:00, kur edhe pritet të fillojë protesta.
‘Evitoni zonat përreth Kryeministrisë dhe Parlamentit në orën 18:00. Nuk dihet sa do të zgjasë protesta’, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Kujtojmë se për ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar një protestë më të madhe se herët e tjera.