Diktatori koreano-verior, Kim Jong-un nuk është parë në publik prej 35 ditësh. Këto 35 ditë shënojnë periudhën e dytë më të gjatë ku ai nuk është shfaqur.
Mediat shtetërore raportojnë se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk mori pjesë në një takim të tretë të Byrosë Politike të dielën, ku zyrtarët e lartë po diskutonin problemet kryesore bujqësore të vendit,
Ka spekulime se Kim është mbajtur larg vëmendjes për t’u përgatitur për atë që pritet të jetë një ceremoni masive dhe bazohet në faktin se vitin e kaluar ai u pa duke qenë në krye të një parade ushtarake në prill.