Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë për çështjen Charles McGonigal, ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, i cili është nën akuzë për fshehjen e takimeve me kryeministrin Rama dhe për pastrim parash.
Ai pohoi në emisionin “Pa Censurë” se nuk kishte biseduar me kryeministrin për këtë çështje, por është njohur nga media.
“Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe më pas të dal me opinionin tim personal”, tha Presidenti, i cili vlerësoi kërkesën e opozitës në SPAK për të hetuar këtë çështje dhe përfshirjen e Kryeministrit në dyshimet për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.
“Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet”, pohoi Presidenti i Republikës.