Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin se zona e Valiasit në Kamzë do të ketë një pedonale të re, 3 sheshe dhe hapësira rekreative.
Në një postim në facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky është një projekt i ri që do të zbatohet në Valias pranë zonës së re urbane të Rindërtimit.
“Me projektin më të ri që po merr jetë në Valias, Kamëz, pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, ku do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe, parku me hapësirat rekreative, si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
