Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri dhe Llatja takim me të rinjtë: Me PS, Elbasani e ka mundësinë të kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë

09:59 / February 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjik1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në këtë qytet. Gjatë bashkëbisedimit, Gjiknuri i ftoi ata të bëhen pjesë aktive e familjes socialiste për të ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjet për miradministrimin e qytetit të tyre.

“Zgjedhjet dhe aktivizimi në zgjedhje janë një nga ato procese që gjithmonë duhet të jeni të interesuar dhe që gjithmonë ja vlen të përfshihesh. Mos i shikoni zgjedhjet si diçka jashtë interesit tuaj. Edhe më shumë të rinj duhet të kemi dhe ne në parti. Prandaj ju ftoj të bëheni pjesë aktive. Një pjesë e juaja të marrë angazhime. Pse jo nesër ndonjëri nga ju të jetë dhe në këshill bashkiak. Ngadalë, ngadalë kështu zhvillohet dhe interesi për politikën dhe mirëadministrimin e vendit. Në fund të fundit këto i bëni për veten tuaj. Prandaj them që këto mundësi që kemi tani, me kryetarin e bashkisë, me mbështetjen që po jep qeveria ne këtë tren të nisur s’duhet ta ndalim, duhet ta çojmë përpara. Por ju duhet dhe ju të rinjve se ju na gjallëroni dhe ne. Jo thjesht ne të përfitojmë nga energjia juaj për të ndryshuar veten por duke ju pasur ju aty ju i hapni vend vetes. Kjo forcë politike, kjo organizatë, bashkia, Partia Socialiste, duke pasur sa më shumë nga ju, ju do jeni një presion pozitiv për ndryshim për mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Gjiknuri nënvizoi edhe se me Gledian Llatjen në krye të punëve të bashkisë dhe mbështetjen e qeverisë përmes projekteve të mëdha, sikurse janë Automotoparku, Bypass-i dhe Korridori 8-të, Elbasani e ka mundësinë të kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë.

“Automotoparku edhe Bypass-i që do krijohet që do ti japë një zhvillim të madh zonës. Elbasani ka dy gjëra shumë të rëndësishme: është afër kryeqytetit, është afër aeroportit dhe bërja e një vepre të tillë këtu mund ti japë një identitet turistik edhe ndërkombëtar, duke e kthyer Elbasanin në një pikë që do të vizitohet më shumë. Kjo krijon shanse më shumë edhe për të rinjtë, për punë, për një karrierë në fushën e turizmit”,-deklaroi Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve theksoi se Elbasani nuk ka kohë për eksperimente. Ai shtoi se PS e ka nisur “trenin” e zhvillimit të qytetit përmes punëve transformuese.

gjik

Damian Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.