Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për çështjen “Gërdeci” nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Mediu i mohoi akuzat në gjykatë dhe tha se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.
Po ashtu SPAK ka hapur hetim më vete edhe për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit lidhur me çështjen e Gërdecit.
“Në kuadër të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida”, njofton SPAK.
