Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: Do jap leje për protestën e opozitës; Të shtunën më interes nëse puthet Luizi me Kiarën

15:17 / February 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar protestën e opozitës e cila është planifikuar për këtë të shtunë. Në një intervistë në NeWs 24, Veliaj theksoi se demokracia funksionon tek  kutia e votimit. Veliaj tha se politika e djegies dhe e bllokimit ka treguar se sjell vetëm humbje.

“Edhe ata kanë kuptuar që kjo është një politikë që jo vetëm nuk sjell vota, përkundrazi pakëson edhe ato vota që kanë. Është diçka që nuk ka sjellë fitoren e askujt dhe nuk më rezulton që është një taktikë që funksionon. Kështu që patjetër që protestat duhet të lejohen por të thuash që ik ti, të vij unë pa votë, ja ku i kemi zgjedhjet, 14 maji. Të kandidojë vetë Saliu, Ilir  e kush të dojë e të provohet dhe më kujtohet një shprehje në mos gaboj e Pietro Nettit, ish ministri i jashtëm italian në kohën e pas luftës: Ata kishin gjithashtu një opozitë shumë agresive. Ai tha shprehjen e fashme: (Piazze piene, urne vuote) -ju rroftë tha që mbushni sheshet plot se i kanë kutitë bosh, kështu që legjitimiteti nuk buron nga sheshet. Legjitimiteti buron nga kutia e votimit ku njerëzit lidhin një kontratë. Në qoftë se ata janë me këtë filozofi, të mbushim sheshet por kutitë bosh, ky është problemi i tyre. Ky nuk është një problem i demokracisë apo Shqipërisë, se Shqipëria dhe demokracia funksionon tek  kutia e votimit. Po s’i ke votat, hidhu përpjetë sa të duash, blloko, digj por nuk është diçka që funksionon se s’ka funksionuar deri tani, që të legjitimohet kjo sjellje”, tha ai.

Veliaj shprehu bindjen se të shtunën më shumë kuriozitet do të ketë për Luizin dhe Kiarën e Big Brother se sa për Saliun dhe Metën. “Ne kemi marrë një kërkesë nga PD, unë jam shprehur që do e aprovojmë, por duhet të na thonë orën e mbarimit. Nuk mund të thonë që ne do marrim bulevardin pa limit. Së pari sepse gënjejnë veten. Unë besoj që të shtunën në darkë do ketë shumë pak kuriozitet a puthet Iliri me Saliun dhe më shumë kuriozitet a puthet Luizi me Kiarën. Në këtë sens, tek ai sfondi i Krishtlindjeve në qoftë se këta do bëjnë revolucion, u uroj fat dhe sukses por besoj që ata jo vetëm kutitë bosh, por edhe sheshet bosh, kur të vijë ora 20.00-21.00 e darkës”, deklaroi Veliaj

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.