Opozita zhvillon sot protestën e tretë të madhe para zyrës së kryeministrit Rama. Këtë herë protesta do të jetë pasdite, në orën 18.00 dhe forcat opozitare do të mblidhen rreth godinës së institucionit.
Panorama në versionin print bën të ditur se nga PD mohohen zërat për ngritjen e një çadre të dytë para kryeministrisë, por megjithatë nuk mohojnë asnjë formë tjetër reagimi, duke sqaruar se opozita do të mbështesë vullnetin e 16 marsit, por ndërkohë Kryeministri nuk do të jetë në Tiranë.
Lexo edhe: Rrethimi i tretë i Kryeministrisë, gardh hekuri përreth godinës
Pas samitit të zhvilluar në Kroaci është nisur për një tjetër vizitë zyrtare dhe nuk do të jetë në Tiranë. Nga ana tjetër, opozita kërkon me çdo kusht largimin e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Lexo edhe: Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë: Mos kaloni në këto zona!
Godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orë është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës njësoj si në 16 shkurt.
Lexo edhe: Ambasada britanike: Jini vigjilentë, demonstrata dhe jashtë Tirane
I gjithë perimetri i godinës është i rrethuar me prozhektorë dhe kamera, ndërkohë që edhe në godinat e tjera do të ketë agjentë të specializuar për të filmuar të gjitha zhvillimet e protestës së sotme.
Policia në shumë raste u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës, duke sjellë edhe irritim më të madh në radhët e tyre dhe tentativa të vazhdueshme për të mësyrë në drejtim të godinave të Kryeministrisë dhe Parlamentit.