Një i moshuar ka ndërruar jetë në Fushë Krujë pasi në banesën e tij ra zjarr. Policia njofton se dyshohet se shkak për këtë ngjarje të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç. Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
