Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ishim të dehur dhe të hidhëruar”, zbardhet dëshmia e të arrestuarve që rrahën mjeken

15:54 / February 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 spitali 1675953590 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e të arrestuarve për ngjarjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spitalin Infektiv në Tiranë, ku disa persona goditën me grushte një mjeke dhe dëmtuan dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Policia arrestoi shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç dhe procedoi penalisht shtetasit: K. S., 50 vjeç, E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Mësohet se dy të arrestuarit kanë dëshmuar para Policisë se kanë vepruar agresivisht për shkak se kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe të hidhëruar nga vdekja e familjarit. Ata kanë shprehur rezerva dhe për stafin mjekësor.

“Kemi qenë të dehur dhe të hidhëruar me lajmin për vdekjen e familjarit. Mjekja nuk u kujdes për të dhe kemi shumë rezerva për ekipin mjekësor.”, mësohet të jenë shprehur ata para policisë.

Burime bëjnë me dije se të pesë personat kanë hyrë me dhunë duke shkatërruar dyer e karrige dhe dhunuar më pas stafin mjekësore. Mësohet se njëri prej të arrestuarve (Igli Spahija), i cili në bashkëpunim me Bledar Balin kanë shkaktuar incidentin që u mbyll duke dhunuar mjeken e Infektivit në gjendje të rënduar psikologjike pasi mësoi se vëllai i tij ishte ndarë nga jeta në duart e mjekëve.

Igli Spahija dhe vëllai i tij me iniciale K. S. (50 vjeç) kanë pasur vëllain tjetër të shtruar në repartin e Infektivit, pasi ka qenë i infektuar me virusin COVID-19. Sipas sqarimit të spitalit i ndjeri ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka pësuar atak kardiak duke ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se në momentin kur mjekja u ka komunikuar familjarëve vdekjen e tij, vëllezërit dhe shtetasit e tjerë të arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë kanë hyrë në ambientet e spitalit duke u konfliktuar fillimisht me rojen e Policisë Private të Infektivit dhe më pas me stafin mjekësor, duke goditur edhe doktoreshën që ka mbetur e lënduar.

Mësohet se shtetasit që konfliktuan mjekët dhe infermierët ndodheshin nën efektin e alkoolit. Ndërkohë, ata gjithashtu kanë hedhur akuzua të forta në drejtim të mjekësve, duke thënë se ata  nuk kanë përdorur mjekimet e duhura për viktimën.

Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim edhe nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se dhuna është e patolerueshme pavarësisht dhimbjes së familjarëve për një jetë të humbur.

MSH i bën thirrje organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjajren, duke nënvizuar se mjekët dhe infermierët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit. MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve”, thuhet ne reagimin e MSH.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.